E reja u mbyll në banesë pasi denoncoi se ishte dhunuar, ja çfarë gjeti RENEA në apartamentin në Astir

0
83

Forcat RENEA, kanë gjetur dy armë zjarri në apartamentin ku u mbyll për disa orë një vajzë në zonën e Astirit, në kryeqytet.
E reja me iniciale S. Q., është gjetur nga efekivët e RENEA-s në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ata u futën në apartament me litarë nga tarraca, duke u zbritur  në ballkonin e banesës ku e reja u mbyll. Behet me dije se vajza dyshohet se ka qenë me persona te tjerë në apartament, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira Airbnb ngjitur me njëri-tjetrin. Dyshohet se personat e tjerë janë larguar. Kujtojmë se më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.

Screenshot 2025-01-09 140814

Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

“Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares”, informon policia.