EMRI/Pas shkarkimit të Altin Bashës, Ministria e Kulturës komandon drejtuesin e përkohshëm të Teatrit Kombëtar

0
67

Pas shkarkimit të Altin Bashës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka komanduar përkohësisht si drejtues të Teatrit Kombëtar, Indrit Çobanin.

Gjithashtu, ministria njofton se do o të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të Teatrit Kombëtar.

“Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional”, njoftoi MEKI.

Reagim i MEKI për lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional.

Me zbardhjen e vendimit, MEKI do të komandojë si drejtues të përkohshëm z Indrit Çobani.