Një foshnjë ka lindur në një varkë të mbushur me emigrantë, e cila po udhëtonte nga Afrika në Ishujt Kanarie, kanë thënë rojet bregdetare spanjolle.
Ata kanë publikuar një fotografi të foshnjës që shpëtohet bashkë me nënën në mesin e një turme emigrantësh të tjerë.
Ekipi i shpëtimit beson se e arriti varkën sapo gruaja kishte lindur foshnjën. Kapiteni i anijes së shpëtimit ka thënë se e dinin që në bord ishte një grua shtatzënë, por u befasuan kur gjetën një foshnjë të lindur.
Ekipi gjeti nënën në dyshemenë e varkës, ndërsa foshnjën po e mbante një person tjetër aty.