FOTO/Bëhen bashkë të gjithë presidentët amerikanë të gjallë

0
88

U mbaj në Uashington këtë të enjte ceremonia mortore e Jimmy Carter, presidentit të 39-të të SHBA-së, i cili u nda nga jeta në moshën 100-vjeçare më 29 dhjetor. Funerali u drejtua nga presidenti i SHBA-së në detyrë, Joe Biden, ndërsa të pranishëm ishin edhe ish-presidentët amerikanë Barack ObamaGeorge Bush dhe Bill Clinton, si dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump.

Të gjithë kishin edhe bashkëshortet e tyre, përveç Obamës. Nuk mungoi as zv.Presidentja Kamala Harris që humbi në zgjedhjet e fundit presidenciale përballë Trump. I pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres si dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-8
Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit nga funerali i Carter/ Trump

Dhjetëra mijëra amerikanë kanë nderuar ditët e fundit ish-presidentin, i cili shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002 për punën e tij humanitare.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-2

Në fjalën e tij, Joe Biden iu referua kohës kur si senator mbështeti kandidaturën e Carter për presidencën, ndërsa vlerësoi vazhdimisht “karakterin” e ish-presidentit. Ai tha se përveç ndikimit të tij si president, Jimmy Carter “krijoi gjithashtu një model (sjelljeje) pas përfundimit të mandatit të tij”.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-1

“Ta bëjmë të vlefshëm çdo minutë të kohës sonë në tokë është përkufizimi i një jete të mirë”, – tha presidenti amerikan, duke i inkurajuar njerëzit të studiojnë fuqinë e shembullit të Carter. Pas ceremonisë në Katedralen e Uashingtonit, trupi i Carter u kthye në Georgia, ku do të bëhet një varrim privat.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-6

Jason Carter, një nga nipërit e të ndjerit foli për anën njerëzore të ish-presidentit. Siç vuri ai në dukje, gjyshi i tij kaloi 92 vjet të jetës së tij jashtë funksioneve publike, në Plains, Georgia. Ai përmendi dashurinë e Jimmy Carter për gruan e tij, si dhe rëndësinë që ai u jepte vlerave njerëzore.