Humbi ndjenjat në fushë, Totenhem jep informacione për gjendjen shëndetësore të Bentakur

0
50

Rodrigo Bentakur ka frikësuar mbarë opinionin sportiv, pasi humbi ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes Tottenham – Liverpul, të vlefshme për Kupën Karabao.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Totenhemit ka bërë me dije se Bentakur është i vetëdijshëm.

”Mund të konfirmojmë se Rodrigo është i vetëdijshëm, po flet dhe do të shkojë në spital për kontrolle të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bentakur ishte pa vetëdije për disa minuta pasi ra me fytyrë në tokë