Nga Albana Koçiu
Fondi Social, Mbështetje për Shërbime Komunitare dhe Përmirësimin e Jetës së Qytetarëve në Nevojë.
Në 6 vite funksionim, Fondi Social ka siguruar dhe do të vijojë të mbështesë ofrimin e 84 shërbimeve komunitare në 59 bashki dhe 8 qarqe të vendit, duke ndikuar pozitivisht në jetën e mbi 44 mijë qytetarëve në nevojë
Me angazhimin e 681 profesionistëve dhe një buxhet prej 1.5 miliardë lekësh, ky fond po siguron shërbime të qëndrueshme dhe të aksesueshme për ata që kanë më shumë nevojë.