Motrat ranë nga kati i 4-t i pallatit/ Njëra humbi jetën dhe tjetra përfundoi në koma. Zbardhen DETAJE të reja 

0
163

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjenovën pak ditë më parë. Dy motra shqiptare ranë nga kati i katërt i pallatit, njëra prej tyre vdiq dhe tjetra mbijetoi. Kunati i dy motrave tha sot për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, se kunata që mbijetoi u zgjua nga koma. Ai zbuloi se menjëherë pasi ajo u zgjua pyeti për motrën, ndërsa tha se dikush i shtyu, por policia nuk e mori në konsideratë deklaratën e saj, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës.