Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët, ministri Gonxhja tregon se si do të shpërndahet

0
73

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar se qeveria ka miratuar ditën e sotme fondin për bonusin e pranverës për pensionistët. Sipas tij, 10 mije lekë do të marrin ata të moshuar që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë, teksa më herët kryeministri njoftoi që paratë do shpërndahen në muajin shkurt, e jo në pranverë siç ishte lajmëruar.

“Miratuam bunusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 50  mijë lekë do marrin pensionistë që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj.”– u shpreh ministri.