Kushëriri I sektit Rama-Prefekt në Vlorë !
Deklaratë e Partisë Demokratike Vlorë, nga Sekretari Funksional për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit z.Rezenbrik Serjani:
Përshëndetje,
Jam këtu në emër të Partis Demokratike Vlorë, për t’u qartësuar vlonjatëve pse Rama vendosi një prefekt-kushëri në krye të Prefekturës së Qarkut Vlorë?
Ditën e djeshme, sekti Rama bekon Prefektin e ri të Vlorës.
Kush është Prefekti i ri, që si zakonisht, Rama e ka për zakon të sjellë njerëz e individë që Vlorën e kanë parë tërë kohës me dylbi dhe e kanë shkelur atë në ditët e saj me diell, për të bërë plazh e pushime gushti?!
Prefekti i sapo bekuar nga vet Rama, nuk është gië tjetër, thjesht se nië ushtar-kushëri, një diplomat mediokër e i dështuar, që ai e emëron për të konturuar e cimentuar linjat e sektit të tij, që tash e 11 vite e ka kthyer në sistem.
Rama përvec se tallet me Qarkun e Vlorës duke sjellë individë të këtillë që nuk kanë asnjë lidhje me Qarkun Vlorë, në të cilën përfshihen dhjetra komunitete, të cilat Rama dhe sekti i tij ua kanë vështirësuar e përkeqësuar jetesën.
Akoma më tej, me emërimin e prefektit-kushëri, Rama përbuz edhe ata pak socialistë që ndoshta do i përshtateshin këtij qyteti për këtë pozicion, njësoj sic bëri me kryetarin aktual të Bashkisë, ku koha na dëshmoi se njerëz të këtillë, të importuar, që nuk i lidh asgjë me lokalitetin, me Vlorën, janë kryekëput njerëz që shpërfaqin paaftësi, moskokëcarje, keqmenaxhim.
Me këtë prurje, një tjetër institucion i rëndësishëm, sic është Prefektuara e Qarkut Vlorë shkëputet nga zgjidhja e halleve të Qarkut Vlorë dhe do jetë tërësisht në shërbim të interesave okulte të Demonit Rama, që për 12 vjet e ka nëpërkëmbur, anatemuar, e bërë c’ka dashur me këtë qytet, me këtë qark.
E c’mund të presësh nga nje pseudo-analist, nga nje pseudo-gazetar, që në mëngjes merrte rrogën në administratë dhe në darkë shante njerëzit që denonconin korrupsionin qeveritar?
Nuk është cudi që misioni I tij i parë të jetë vazhdimi i masakrës mbi pronat në jug, sidomos ato të Himarës.
Ai është thjesht se një ushtar i bindur që nuk do jetë në krah të qytetarëve të Qarkut Vlorë, në krah të komuniteteve që kanë dhjetra halle e probleme, por do jetë ithtar i një sekti që ka bërë mijëra të zeza kundër Vlorës, vlonjatëve e Qarkut Vlorë.