“Duhet mbajtur goja se je 31 vjeç”- Egli përballet me Xumin, humoristi: A njohin ndjenjat moshë?

0
24

Egli Tako ka vendosur të përballet me Xum Allushin, pas reagimeve të këtij të fundit brenda shtëpisë së BBVIP karshi saj.

Të ulur përballë njëri-tjetrit, këngëtarja i kërkoi atij që të mos mërzitet më e as të mos japi reagime të pavenda lidhur me veprimet e saj me banorët e tjerë, por Xumi u shpreh se ai ndihet xheloz.

Xhelozia e humoristit nuk u la të anashkalohej nga Egli, e cila i tha se këtë ndjenjë ai duhet ta mbajë për vete, e jo t’i flasë goja përpara mendjes, sepse është 31 vjeç.

Xumi: Të vij te ty, të diskutoj një gjë me ty, të të përqafoj, të rri afër teje keqinterpretohet.

Egli: Jo mo, rri normal mo burrë, siç rri me të gjithë.

Xumi: Keqinterpretohet.

Egli: Keqinterpretohet, ti e dëgjon veten se çfarë flet? Domethënë, pse duhej ta thoje ti atë gjë atë dite?

Xumi: Xhelozoj.

Egli: Xhelozon? Mbaje për vete

Xumi: Ishte një moment me veten time, e më foli goja.

Egli: Mbaje për vete. Po foli goja, po duhet mbajtur goja se je djalë 31 vjeç

Diskutimi mes dyshes erdhi pas reagimit me nervozizëm të Xumit ndaj afrimitetit të Eglit me Aldon. Humoristi e pyeti këngëtaren se çfarë qëndrimi duhet të mbajë ai karshi saj, po ajo i ritheksoi e një here që të “mbante gojën”.

Xumi: Po çfarë qëndrimi duhet të mbaj unë?

Egli: Unë nuk di se po flas me ndonjë adoleshent! Xum, po mbaje gojën.

Xumi: Po mirë, ndjenjat njohin moshë?

Egli: Ti nuk mund t’u tregosh njerëzve se si të sillen me mua, se si të flasin dhe se si sillem unë me njerëzit. Për mua je njësoj si të tjerët.

Xumi: Jam njësoj si të tjerët? Okej, super

Diskutimi i plotë:

Egli: Qëndrimi jot Xum ndryshon. Bëhesh një njeri akull, që rri me turinj, që…

Xumi: Mirë çfarë të bëj unë? Më thuaj çfarë të bëj unë sipas teje, sepse po të të vij të rri me ty…

Egli: Të rrish siç rrinë të gjithë.

Xumi: Të vij te ty, të diskutoj një gjë me ty, të të përqafoj, të rri afër teje keqinterpretohet.

Egli: Jo mo, rri normal mo burrë, siç rri me të gjithë.

Xumi: Keqinterpretohet.

Egli: Keqinterpretohet, ti e dëgjon veten se çfarë flet? Domethënë, pse duhej ta thoje ti atë gjë atë dite?

Xumi: Xhelozoj.

Egli: Xhelozon? Mbaje për vete

Xumi: Ishte një moment me veten time, e më foli goja.

Egli: Mbaje për vete. Po foli goja, po duhet mbajtur goja se je djalë 31 vjeç

Xumi (me nënqeshje): Okej.

Egli: Xhelozon, mbaje për vete.

Xumi: Okej.

Egli: Mos më bëj mua të ndihem keq para të tjerëve, se pastaj do detyrohem të bëhem e keqe. Unë nuk dua të bëhem e keqe.

Xumi: Këtë bisede mund ta kishe bërë dhe privatisht.

Egli: Po ç’ lidhje ka privatisht apo jo privatisht, po na dëgjon gjithë Shqipëria. Puna e madhe nga këta është? (referuar banorëve të tjerë). Na dëgjon gjithë Shqipëria, nuk jemi në shtëpinë tonë.

Xumi: Vet s’ke dashur të japësh materiale.

Egli: Është parë tani materiali, i ke dhënë vet ti material. O i ke bërë gjërat hapur ti… i ke marrë tek e tek duke u thënë secilit. Vetëm unë nuk e dija, s’e dëgjoja kurrë nga goja jote ndërsa gjithë shtëpia e dinte. Kështu që, po të jetë për të folur publikisht apo privatisht, nuk je personi i duhur për të ma thënë këtë gjë. Sepse, kur unë nuk dija asnjë gjë të shprehur, gjithë shtëpia e dinte, sepse i kishe kapur tek e tek duke ua thënë.

Xumi: Po.

Egli: Po pra, sepse mua vinin e ma thonin të tjerët. Mua Xumi më tha këtë, më tha atë, vetëm mua s’më kishte thënë gjë Xumi. E tani më flet mua, hajde ta mbajmë private bisedën që po bëjmë. Jo, e ke humbur çështjen e privatësisë ti!

Xumi: Mbarove?

Egli: Po mbarova.

Xumi: Që në momentin që ti e kishe problem këtë lloj gjëje dhe ma shfaqe si problem unë s’e kam bërë më.

Egli: E ke bërë.

Xumi: Kur?

Egli: E ke bërë atje.

Xumi: Aldo shoku jot, Jozi shoku jot…

Egli: Të jetë kush të dojë…

Xumi: Ai ishte moment xhelozie

Egli: Nuk më intereson fare.

Xumi: S’ të intereson?

Egli: Nuk kam pse e mbaj unë këtë përgjegjësi Xumi