Metapneumovirusi mund të jetë duke qarkulluar në vendin tonë, por ende nuk ka raste të konfirmuara zyrtarisht apo raste të rënda që të kenë nevojë për spital. “Mund të ketë por nuk ka vend për panik”, tha Silvana Bala, drejtoreshë e Spitalit Universitar Rajonal Shefqet Ndroqi. Ky virus ngjan më së shumti me virusin respirator sinsicial dhe komplikacionet i ka tek pulmonet. Dr. Bala u këshillon prindërve të evitojnë ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë. Ajo kërkon të mos neglizhohet asnjë virus dhe nëse situata nuk përmirësohet brenda 5 ditëve menjëherë kontaktoni mjekun specialist.