Policia ka publikuar pamjet brenda apartamentit të Astirit ku një ditë mëparë, blutë u alarmuan pas telefonatës së një vajze 26-vjeçare e cila njoftoi se ishte dhunuar.
Në apartament u gjetën dy armë zjarri pistoletë, jelekë antiplumb, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.
Policia shpalli në kërkim të dashurin e 26-vjeçares dhe 4 shokët e tij. Sipas bluve të kryeqyetit këta persona e kanë mbajtur të mbyllur në banesë 26-vjeçaren e cila më pas ka telefonuar Policinë. Forcat RENEA arritën të hynin në banesën ku ndodhej vajza duke zbritur me litar nga tarraca e pallatit.