Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi Shqipërisë, Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
Janullatos, u transportua nga Tirana në një spital të Athinës disa ditë më parë.
“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, njoftohet nga Kisha Ortodokse.
Kujtojmë se Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në Tiranë më 30 Dhjetor. Por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Janullatos është vizituar në spital nga zyrtarë dhe ministra grekë, si dhe ambasadorja shqiptare atje, Luela Hajdarga.