Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, e cilësoi procesin e votës së diasporës si një zhvillim historik për Shqipërinë. Krashi theksoi rëndësinë e këtij procesi, ndërsa u shpreh i bindur se nëse vota e diasporës dështon do të ishte “vetëvrasje zgjedhore” për Shqipërinë.
“Vota e diasporës që do të zhvillohet është një zhvillim historik. Si e tillë, ne do ta kuptojmë rëndësinë e saj vetëm më vonë, jo tani,” u shpreh Krashi, duke theksuar se ky hap ishte i mundshëm edhe më herët.