Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.
Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/ 2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave vendosi: Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2025 është gjithsej 1186, të ndara sipas kategorive: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 5; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 93; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 283; ç) Për kategorinë ekzekutive 805″, – thuhet në vendim.
Në këtë të fundit nënvizohet grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: Shkenca juridike, audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agronomi, zootekni; mbrojtje bimësh, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, Kimi, Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi, arsim i lartë ushtarak/policor, arsim i lartë. Fondet buxhetore për vendet vakante të planifikuara për rekrutim për vitin 2025 janë pjesë e fondeve buxhetore të miratuara me ligjin e buxhetit për vitin 2025 për secilin institucion të administratës shtetërore.
Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, gjithsej 805, në kategorinë e ulët drejtuese, gjithsej 283, apo kategorinë e mesme drejtuese, gjithsej 93, bëhet së pari nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendin/ vendet e lira.
“Vendet që mbeten të lira në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele: a) për kategorinë ekzekutive plotësohen nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, ku mund të konkurrojnë të gjithë ata kandidatë jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të posaçme, të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit; b) për kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese plotësohen nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, nëse plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin/vendet e lira”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Plotësimi i vendeve vakante në Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues bëhet sipas përcaktimeve në nenet 27 – 30 të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
“Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, – përfundon vendimi.
VENDET VAKANTE
- a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 5
- b) Për kategorinë e mesme drejtuese 93
- c) Për kategorinë e ulët drejtuese 283
ç) Për kategorinë ekzekutive 805
Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë:
–Shkenca juridike
–Audit i brendshëm
–Shkenca ekonomike
–Shkenca ekonomike/juridike
–Shkenca shoqërore
–Shkenca sociale
–Histori-filologji
–Shkenca mjekësore
–Veterinari
–Agronomi
–Zootekni
–Mbrojtje bimësh
–Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to
–Kimi
–Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme
–Shkenca inxhinierike
–Arkitekturë
–Arkeologji dhe restaurime
–Artet e bukura
–Gjeodezi
–Shkenca ekzakte
–Shkenca edukimi
–Mësuesi
–Arsim i lartë ushtarak/policor
–Arsim i lartë