“Nuk e di nëse është dashuri!”- Redoni rrëfen simpatinë për Egli Takon: Është shumë speciale, nuk ma heq njeri nga mendja! Ja pse s’jam xheloz për Xumin

0
26

Ish-banori i “Big Brother VIP” 4, Redon Berani, ka rrëfyer simpatinë e tij për një tjetër prej konkurrenteve të BBV, Egli Takon.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Redoni ka treguar emocionet që ka përjetuar gjatë qëndimit në BBV me Eglin.

“Kur Egli ka ndarë historinë e saj me ankth dhe vuajtje, ajo më preku shumë, pasi ishte një histori që unë e kam përjetuar. Ishte një moment që më afroi shumë me të,” tha Redoni në S’e luan Topi.

Këngëtari tha se në BBV kishte hyrë për lojë, por përvoja me Eglin e ka bërë atë të përjetojë emocione të vërteta, ndryshe nga çfarë priste.

Ai foli për momentin kur zbuluan disa shije dhe preferenca të përbashkëta, si për serialet dhe tatuazhin e Eglit, që ai lidhte me djalin e xhaxhit të tij.

“Mu tregu realist, unë aty kam hyrë për të bërë lojë dhe ka qenë vendi i fundit që kam prit që të ndjenja diçka te fortë emocionale, i fundit. Egli kur ka fol rrëfimin e saj, vuajtjen e saj me ankth, më ka prekur shumë se ishte e njëjta histori që kam pasur edhe unë. Ka qenë hapi i parë që më ka afruar mua me të. Në të njëjtën kohë, ku u mërzit ajo që e ka treguar historinë, mua më është kthyer mungesa e djalit të xhaxhit tim, kam qenë gati të shpërthej në lot, se nuk shpërtheva në lot si njerëz normal, po…

Kisha frikë të shpërtheja dhe e mbajta veten, ajo e pa që jam keq. Ajo që më ka bërë përshtypje, është se kur kemi fol tema të ndryshme, fillimisht fillova me ca pyetje, më doli se ka shenjë e horoskopit si mbesa ime, ishte shenjë e vogël, folëm për serialet, më tha që kishte të preferuar atë që unë dhe djalin i ndjerë i xhaxhait tim kemi pasur të preferuar dhe u shokova, se kurrë se kisha dëgjuar nga gocat që e pëlqenin. Ishte një shije e përbashkët. Po ashtu, më tregoi një tatuazh, e kishe bërë drynin e jetës, kur ma tregoi, është e njëjta që ka pas me bo i ndjeri djali i xhaxhit tim, që do bënte dorën e vet dhe mua. Aty pata një realizim spiritual, nuk ishte më lojë, por që gjerat u lidhën.

Thash se me këtë vajzë kam diçka speciale. Më ka dalë në ëndërr, më dha një ndjenjë të mirë por dhe të frikës. Thash pastaj që nuk mund të bëj më lojë, se këtu po përjetoj emocione reale, po përjetoj gjera që kam frikë të përjetoj”, rrëfeu ai.

Redoni u shpreh se nuk është i qartë nëse simpatia ndaj Eglit është dashuri, por e vlerëson shumë atë si person, duke e cilësuar si një vajzë speciale që nuk i ka dalë nga mendja.

“Nuk e di nëse është dashuri. E çmoj shumë si njeri. Nuk e di nëse do jetë më mua apo më dikë tjetër, por që e çmoj si njeri se më ka ndenjur afër. Kam përjetuar emocione shumë të forta. Do e pres kur të dalë nga shtëpia. E kam një simpati për atë, nuk ma heq njeri prej mendjes, është shumë speciale. Kam qejf të jetë me mua, edhe nëse nuk do jetë, prap…”, tha ai.

Përsa i përket Xumit, i cili po asht ka shprehu një simpati për Eglin në BBV, Redoni theksoi se nuk është aspak xheloz.

“Për Xumin nuk jam aspak xheloz, mendoj se çfarë është e jotja është e jotja dhe nuk…”, tha ai.