Bisedat për shenjën e horoskopit, kanë afruar më shumë Egli Takon dhe Gjestin në Big Brother VIP.
Një bisedë të zhvilluar mes tyre, Egli e pyeti banorin për shenjën e horoskopit dhe Gjesti iu përgjigj se ai është shenjë Demi, ndërkohë banorja reagoi e befasuar.
Ajo tregoi se është shenja e Virgjëreshës, duke shtuar se këto dy shenja janë një kombinim shumë i mirë për një marrëdhënie.
“Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.
Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë që mori vëmendjen, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
“E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti.
“Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.
Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.
“Kurrë në jetë”, tha Gjesti.
“Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.
“Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.
“Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.
“Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.
“Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.
“Ti e ke me mua?”, tha Egli.
“Jo s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje”, tha Gjesti.