BallinaSportVIDEO/ Ismajli e Gjimshiti dëmtohen brenda 4 minutash dhe zëvendësohen, kapiteni kuqezi...

VIDEO/ Ismajli e Gjimshiti dëmtohen brenda 4 minutash dhe zëvendësohen, kapiteni kuqezi del me kokën e fashuar nga fusha e lojës

spot_img

Një rastësi e çuditshme dhe tepër e pakëndshme ka ndodhur sot në ndeshjet e pasdites në Serinë A, pasi të dy titullarët e mbrojtjes të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti, janë dëmtuar dhe kanë lënë fushën e lojës me 4 minuta diferencë nga njëri-tjetri.

Ismajli ishte titullar në ndeshjen e Empolit ndaj Leçes dhe pas një kundërsulmi të miqve, bëri shenjë nga pankina që nuk mund të vazhdonte më duke u shtrirë në tokë dhe kërkuar zëvendësim. AI mori ndihmën e stafit mjekësor, teksa u komunikoi mjekëve se kishte marramendje dhe e pat të vështirë edhe të kthehej në pankinë.

SHIH VIDEON

Paralelisht, Atalanta luante me Udinezen dhe pak minuta pas incidentit të Ismajlit, ishte Gjimshiti i cili u përplas kokë më kokë me një kundërshtar dhe përfundoi i gjakosur në fushë. Mjekët e fashuan, por dukej se mund të kishte një hematomë, ndaj u kërkua edhe zëvendësimi i mbrojtësit tjetër kuqezi në këtë pasdite të pafat për futbollistët e Kombëtares.

SHIH VIDEON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular