Homeri, poeti që skaliti në vargje historitë epike!

0
11

Nga Halil Teodori
Astynaksi ishte emri i tij i vërtetë. Ai konsiderohet një nga filozofët dhe shkrimtarët më të mëdhenj që ka njohur bota. Filozofia e tij mbetet aktuale edhe sot, pas 3,217 vjetësh histori. Të gjithë filozofët dhe shkrimtarët e mëvonshëm të periudhës së antikitetit, në një mënyrë apo tjetër, i referohen Homerit, sidomos kur flasin për Luftën e Trojës. Poezitë e tij epike, Iliada dhe Odisea, ndihmuan në formësimin e ideve mbi detyrimet e një burri ndaj dinjitetit të tij. Pikëpamjet e Homerit u bënë themel për qytetërimin e mëvonshëm.

Historianët antikë kanë shprehur dyshime mbi ekzistencën e tij, duke argumentuar se është e pamundur që një njeri i verbër të shkruajë 32 libra. Për më tepër, shtatë qytete, që nuk ishin miqësore me njëri-tjetrin, pretenduan të ishin vendlindja e tij. Kjo çon në pyetjen legjitime:?

Kush ishte dhe nga erdhi filozofi i madh?

Homerit i atribuohet përdorimi i shkrimit të dorës, teknologjia e vetme e kohës, e cila daton që nga 4,000 vjet p.e.s. Iliada u shkrua menjëherë pas Luftës së Trojës, duke u bazuar në prova të besueshme. Nga poezitë e tij mund të nxjerrim disa përfundime për jetën dhe epokën e tij. Episodet e tij epike tregojnë traditat e kohës dhe përbërjen dramatike që u dha jetë personazheve. Luftëtarët e tij janë fisnikë, ndërsa krahasimet poetike pasqyrojnë një interes të veçantë për njerëzit e zakonshëm dhe kafshët e fermave.

Gjatë viteve 1700-1800, u hodhën teori se Iliada dhe Odisea ishin të bashkuara nga fragmente baladash, ndarë deri në vitet 500 p.e.s. Por studiuesit bashkëkohorë argumentojnë se të dyja veprat janë krijuar nga një autor i vetëm. Iliada, një pasqyrë e idealeve të luftëtarëve, dhe Odisea, një reflektim i shoqërisë së vendosur, tregojnë koherencë stilistike dhe mendore.

Një zbulim i rëndësishëm erdhi në vitin 1871, kur Heinrich Schliemann pretendoi të kishte gjetur rrënojat e Trojës pranë Dardaneleve. Megjithatë, një pjesë e metodave dhe përfundimeve të tij janë kontestuar. Dokumentet historike dhe analizat arkeologjike sugjerojnë se Lufta e Trojës, e zhvilluar në vitin 1194 p.e.s, ka zgjatur vetëm 49 ditë, ndryshe nga legjenda që përshkruan një konflikt dhjetëvjeçar.

Historianët antikë sugjerojnë se Troja ishte një qytet i lulëzuar përpara shkatërrimit. Gjuha e përdorur aty kishte ngjashmëri me atë të hititëve dhe pellazgëve, që janë lidhur me gjuhën shqipe. Të dhënat e periudhës së bronzit tregojnë se civilizimi ishte ndërkombëtar, me evidenca të bollshme për asirianët, kanaanitët, egjiptianët dhe hititët. Ngjarjet e përshkruara nga Homeri korrespondojnë me periudhën historike, nga armët e përdorura te strategjitë ushtarake dhe betejat midis kampionëve.

Shkrimi i dorës, një arritje madhore e kohës, tregoi civilizimin e lashtë. Alfabete të hershme, si ai pellazg, kanë ndikuar thellë në zhvillimin e kulturës së shkrimit. Edhe pse shumica e njerëzve të lashtësisë nuk dinin të shkruanin, skribët krijuan vepra të mëdha të artit dhe kulturës.

Poezitë e Homerit, të shkruara në gjuhën shqipe dhe me ndikime të dialektit gegnisht, mbeten kryevepra të letërsisë botërore. Në veprën e tij gjejmë shprehje autentike si “cucë”, “vrik”, dhe “briti”, që tregojnë lidhjet me trevat e Iliridës. Homeri nuk është thjesht një poet epik, por një filozof dhe historian, që i dha njerëzimit një pasqyrë të pavdekshme të jetës, luftës dhe njeriut.

***

Homeri dhe Troja, hulumtime, përplasje dhe dakordësime

Në vitin 1871, Heinrich Schliemann habiti botën kur deklaroi se tuma afër Dardaneleve përmbante rrënojat e Trojës. Ai ishte një amator i frymëzuar dhe bëri një mashtrim të madh.

Por a është gjithçka që është thënë për ekzistencën e Trojës e vërtetë?

Unë personalisht mendoj se jo.

Troja, pas luftës, u kthye në një vend të shkretë, por duhet të dimë se para luftës Troja ishte një tokë e lulëzuar. Dokumentet e reja lidhur me luftën e Trojës japin të dhëna se gjuha e përdorur në Trojë ishte e njëjta gjuhë që përdornin hititët. Mbretëria e Hititëve përbëhej nga popullsi pellazge, ku flitej e njëjta gjuhë dhe ajo ishte gjuha e sotme shqipe. Në bazë të të dhënave të arkivuara lidhur me historinë e luftës së Trojës, konkludohet se ajo ndodhi rreth vitit 1194 p.e.s. Sipas asaj që është thënë se lufta e Trojës ka zgjatur dhjetë vjet, bie në kontradiktë me gjetjet e reja që citojnë se lufta ka zgjatur vetëm 49 ditë. Konflikti u zhvillua në Trojë dhe përfundoi aty ku nisi. Ishte konflikti më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë në histori. Sipas historianëve antikë, mendohet se pala helene mori pjesë me rreth 100,000 burra dhe 1,186 anije. Shumica e asaj që kemi mësuar deri tani lidhur me luftën e Trojës ka qenë gabim, sepse është bërë një manipulim i madh. Lufta e Trojës është bërë midis kampionëve në duel dhe qytetarët kurrë nuk u futën në konflikt. Jemi mësuar se Homeri e shkroi Iliadën dhe Odisenë pesëqind vjet pas ndodhisë së luftës së Trojës dhe kjo në formë bejtesh, por të dhënat e fundit janë kundër këtij manipulimi. Në kohën e bronzit, luftërat janë dokumentuar shumë mirë. Në periudhën midis viteve 1500–1200 p.e.s, që i përkasin kohës së bronzit, civilizimi ishte ndërkombëtar. Ekzistojnë akoma edhe sot evidenca të bollshme për Asirianët, Kanaanin, Egjiptin dhe Hititët. Ndërsa historianët e Mesopotamisë vendosën në perspektivë ngjarjet e zhvilluara në Trojë dhe që pasqyroheshin shumë saktë me Iliadën dhe Odisenë. Po ta shohësh me ngjarjet e kohës, shumë histori që ka përshkruar Homeri janë të vërteta, sepse kanë të njëjtin zhvillim kronologjik në periudhën e fundit të bronzit. Si nga armët e përdorura, surprizat e goditjeve natën, luftërat me pjesëmarrjen e kafshëve (kuajt), betejat midis kampionëve, goditjet me shpata, goditjet me hark e shumë të tjera ndodhi tregojnë për seriozitetin e trajtimit të ngjarjeve nga vetë Homeri.

Sipas të dhënave të mbajtura në periudhën e bronzit, Homeri riprodhon stilin e literaturës së asaj kohe. Shkrimi i dorës tregoi civilizim dhe është një aftësi e rëndësishme në jetesën moderne. Burrat parahistorik shpikën “shkrimin” e parë të papërpunuar. Secili piktograf qëndronte për një fjalë ose një ide. Ky lloj i shkrimit të pikturës ndoshta arriti pikën e tij më të lartë rreth vitit 4,000 p.e.s. Rreth vitit 4,000–3,500 p.e.s, pellazgët shpikën alfabetin. Por nga studimet e mëvonshme janë po historianët antikë që thonë se alfabeti fenikas ishte alfabeti hitit. Pra, ishte alfabeti hitit që fenikasit e huazuan nga pellazgët. Në kohët antike, pak persona dinin të shkruanin. Shumica e njerëzve u diktonin letrat e tyre burrave të quajtur skribë, të cilët jetonin duke shkruar për publikun. Të dy dorëshkrimet dhe shkrimet kursive vijnë nga alfabeti pellazg. Në fakt, ne shqipfolësit shkruajmë një numër letrash pothuajse tamam siç i shkruanin pellazgët e hershëm dhe romakët më vonë. Në mënyrën e të shkruarit, termi shqip i referohet shkronjave drejt dhe nga lart-poshtë, të ngjashme me ato që përdoren në shkrimet e dorëshkrimeve edhe sot. Pellazgët përdorën germa si këto për mbishkrime në monumente dhe ndërtesa publike.

Përafrimet dhe përngjasime gjuhësore

Gjatë periudhës Pellazgo-Ilire, filozofët tanë prodhuan libra të bukur, të shkruar plotësisht me dorë. Ata i zbukuruan faqet me shkronja të zbukuruara, bordura dhe fotografi. Shumë muze i vlerësojnë këto libra si kryevepra të shkrimit. Para Krishtit, ekzistonte një bibliotekë me rreth pesëqind mijë kopje librash që u dogj në vitin 640 A.D. Paralelisht me alfabetin, pellazgët shpikën edhe bojën e shkrimit. Mbeturinat që kishte lënë tymi i oxhakut dhe lëngu i disa bimëve u përdorën fillimisht si bojë për të shkruar, megjithëse me kalimin e kohës gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Llambë dhe qymyr të përzier me ngjitës u përdorën gjithashtu si bojë. Homeri përdori shkrimin e dorës kur shkroi Iliadën dhe Odisenë, rreth tre mijë vjet pasi kishte dalë alfabeti i gjuhës së shkruar. Periudha kur u bë lufta e Trojës i përket asaj periudhe kur ishin krijuar shtetet dhe çdo dokument mbahej me saktësi të konsiderueshme. Iliada dhe Odisea, të dy librat e Homerit, janë shkruar në gjuhën shqipe. Të tridhjetë e dy librat e shkruar përshkruhen nga një stil i pastër i të shkruarit shqip dhe ka një përdorim të gjerë të dialektit gegnisht. Këtu po prezantoj një pjesë të fjalëve dhe shprehjeve që Homeri ka përdorur në 32 librat e shkruar nga ana e tij:

Zeusi i fuste spica Herës. Iliada, Faqe 79-5.

Goditi dhe e la shakull. Iliada, Faqe 82-120.

Ndërkaq përdore e mbante Agamemnoni, thellë duke fsharë mes shokëve të brengosur. Faqe 84-175.

Vrik shkabën çoi. Faqe 174-285.

Vikatën Danajt. Faqe 96-590.

Shyt përdhe e gremisi. Faqe 98-20.

U grahën kuajve. Faqe 106-290.

Cytën me fjalë therëse. Faqe 113-510.

Por ai s’kishte gajle. Faqe 113-525.

Me trinën e dorës. Faqe 114-555.

Nga logu i akejve, u grahu kuajve. Faqe 118-715.

Heshtën në bark ja rrasi. Faqe 119-750.

Malcu plaga. Faqe 126-970.

Voc-rroku. Faqe 126-975.

Rreptë duke bërtitur ju gërmush. Faqe 132-70.

Sharrtor i urtë u tregoi shtegun. Faqe 145-535.

Ngryk lockën e vet e mori Hektori. Faqe 146-580.

Shtije ti i pari. Faqe 156-265.

Kapi një curr. Faqe 157-305.

Gajret moj bija e detit. Faqe 167-50.

Ik shpejt o cucë e ligë. Faqe 171-190.

U briti kuajve. Faqe 172-210.

Bash sonte danajt do të marrin detin. Faqe 172-225.

Mjaft më moj gjustër. Faqe 173-240.

Me bisht të syrit e pikasi. Faqe 176-350.

Kuajve të dirsur jepu të hanë. Faqe 184-640.

Midis të gjitha këtyre shprehjeve që unë kam zgjedhur dhe që janë në dialektin dardan, janë disa shprehje të veçanta që përdoren vetëm në një zonë të veçantë siç është Ilirida (Dibra). Homeri tek Iliada ka përdorur fjalën “cucë.” Kjo fjalë përdoret vetëm në trevat që përmenda më sipër. Shkrimtarët e këtyre trevave, në shkrimet e tyre, përdorin gjerësisht gegnishten dhe në publikimet e tyre mund të përdorin fjalën vajzë, çikë, gocë si dhe fjalën cucë, por shkrimtarët që nuk janë pjesë e kësaj zone nuk e përdorin kurrë fjalën “cucë.” Gjithashtu, Homeri në Iliadë ka përdorur fjalët voc, vigatën, vrik, briti, ja grisi barkun, qen burrë… këto janë fjalë që përdoren vetëm në Iliridë (Dibër).

Karakteristikat e veprës së Homerit

Veprat e Homerit, “Iliada” dhe “Odisea”, përfaqësojnë disa nga veprat më madhore të letërsisë botërore dhe kanë shërbyer si themel për traditën letrare dhe kulturore perëndimore. Karakteristikat kryesore të veprës së Homerit përfshijnë:

Të dy veprat janë poema epike, që trajtojnë tema të mëdha si lufta, nderi, trimëria dhe rikthimi. Janë të ndërtuara në vargje daktilike heksametër, një formë poetike që favorizon ritmin dhe memorimin.

“Iliada” përqendrohet në ngjarjet e fundit të Luftës së Trojës dhe përshkruan konfliktin midis helenve dhe dardanve (trojanëve), me fokus të veçantë mbi Akilin dhe zemërimin e tij.

“Odisea” përshkruan kthimin e Odiseut në shtëpi pas luftës, një udhëtim plot aventura, rreziqe dhe sfida të mbinatyrshme.

Personazhet qendrore janë heronj që mishërojnë ideale të trimërisë dhe dinjitetit. Luftëtarët si Akili, Hektori dhe Odiseu përfaqësojnë tipare si guximi, vendosmëria dhe zgjuarsia.

Perënditë dhe hyjnitë luajnë një rol të rëndësishëm në ngjarje, ndërhyjnë drejtpërdrejt në veprimet e njerëzve dhe shfaqin një përzierje të cilësive hyjnore dhe njerëzore. Raporti mes hyjnive dhe njerëzve reflekton ndërvarësinë e fatit dhe lirës së vullnetit.

Homeri përshkruan me hollësi betejat, armët, taktikën dhe emocionet e luftës. Përshkrimet e detajuar të jetës së përditshme, traditave dhe kulturës reflektojnë realitetin e epokës.

Veprat kanë një dimension universal, që trajtojnë tema të përhershme si lufta, dashuria, hakmarrja, qëndrueshmëria dhe identiteti. Simbolika e detit si sfidë dhe udhëtimi si proces i vetëzbulimit janë qendrore në “Odisea”.

Stili është i pasur me epitete (p.sh., “Akili këmbëshpejtë”, “Zeusi qiellmadh”), që ndihmojnë në kujtesë dhe krijimin e figurave epike. Homeri përdor krahasime epike të gjata, që ndërthuren me përshkrimet kryesore. Përmban retrospektiva dhe parashikime, duke krijuar një ndërthurje të kohëve në rrëfim. Ngjarjet nuk përshkruhen gjithmonë në rend kronologjik.

Të dyja veprat reflektojnë një traditë të pasur gojore, ku episodet mund të këndoheshin ose tregoheshin përmes bardëve. Homeri përshkruan personazhe femërore të ndryshme dhe komplekse, si Helena, Andromaka, Penelopa dhe Kirka, duke i dhënë rëndësi rolit të grave në shoqërinë antike.

Veprat janë një përzierje e mitologjisë dhe elementeve historike, që kanë ndikuar në perceptimin e Luftës së Trojës si një ngjarje reale historike. Diskutohet për kalueshmërinë e jetës, fatin dhe përpjekjet njerëzore përballë vdekjes.

Veprat e Homerit vazhdojnë të frymëzojnë letërsinë, artin dhe kulturën botërore, duke mbetur të rëndësishme për vlerat e tyre artistike dhe universale.

Në çdo varg të tij, Homeri mbetet një monument i madh i kulturës botërore, i aftë për të sfiduar kohën dhe për të ndriçuar mendjet njerëzore me mjeshtërinë e tij të papërsëritshme.

***

Ku dallon “Iliada” dhe Odiesea” si referim historik?

“Iliada” dhe “Odisea” janë poema epike që dallojnë në mënyrën si i trajtojnë ngjarjet dhe në referencat e tyre historike.

“Iliada”, përqendrohet te Lufta e Trojës, një konflikt midis helenëve dhe trojanëve që përmendet në traditat e lashta. Edhe pse ngjarjet përshkruhen me detaje mitologjike, ato bazohen në një konflikt që ka ndodhur në epokën e bronzit, në shekullin e XII para Krishtit. Në qendër është zemërimi i Akilit, duke përshkruar episodet e fundit të luftës, pa përfshirë shkatërrimin e Trojës.

“Odisea”, trajton kthimin e Odiseut në Itakë pas përfundimit të Luftës së Trojës. Nuk është një rrëfim i drejtpërdrejtë i luftës, por një udhëtim që përshkruan sfidat dhe aventurat pas saj. Udhëtimi i Odiseut shfaq më shumë aspekte të jetës dhe imagjinatës së lashtë helenistike sesa ngjarje historike të dokumentuara.

Dimensioni historik kundrejt mitologjisë

“Iliada”: Ka më shumë elementë që lidhen me traditat historike dhe ushtarake të periudhës së bronzit, përfshirë armët, strategjitë luftarake dhe strukturën shoqërore të kohës. Megjithëse përmban hyjni dhe ndërhyrje të tyre, ajo pasqyron realitete të mundshme të një konflikti të madh.

“Odisea”: Ka një dimension më të theksuar fantastiko-mitologjik. Aventurat e Odiseut përfshijnë krijesa si ciklopët, sirenat dhe magjistaret, të cilat janë produkte të imagjinatës dhe mitologjisë. Elementi historik është më i zbehtë dhe i mbivendosur nga simbolika dhe fabulacioni.

Koncepti i kohës dhe ngjarjeve

“Iliada”: Rrëfen një periudhë të shkurtër prej disa javësh të Luftës së Trojës. Fokuson detaje të betejave, marrëdhëniet mes heronjve dhe dinamikën midis njerëzve dhe perëndive.

“Odisea”: Përfshin një periudhë më të gjatë kohore (17? ditë pas përfundimit të Luftës së Trojës), duke kaluar nga retrospektivat në episodet aktuale. Përqendrohet në udhëtimin individual dhe rikthimin në shtëpi, më shumë sesa në një ngjarje historike specifike.

Qasja ndaj heronjve

“Iliada”: Heronjtë si Akili dhe Hektori janë luftëtarë, dhe vepra reflekton një botë të ndërtuar rreth nderit, trimërisë dhe betejës. Konfliktet kanë një rezonancë më të drejtpërdrejtë me realitetin historik të një kohe të përqendruar te lufta.

“Odisea”: Odiseu është më shumë një strateg dhe eksplorues. Vepra reflekton një kalim nga heronjtë luftarakë te heronjtë me cilësi intelektuale, duke treguar zhvillimin e shoqërisë drejt vlerave të zgjuarsisë dhe zgjedhjes personale.

Shfaqja e jetës dhe kulturës së kohës

“Iliada”: Pasqyron më qartë realitetin e jetës së aristokracisë luftëtare, organizimin ushtarak dhe strukturat sociale të epokës së bronzit. Ajo mund të shihet si një burim që reflekton disa aspekte të Luftës së Trojës.

“Odisea”: Fokuson udhëtimin dhe aventurat, duke pasqyruar traditat e detarisë, tregimit dhe eksplorimit të botës. Shumë prej skenave nuk kanë lidhje direkte me histori, por me fantazi dhe mit.

Përdorimi si referencë historike

“Iliada”: Përdoret më shpesh nga historianët si një tregues i periudhës së bronzit, duke ndihmuar në kërkimet arkeologjike për Luftën e Trojës dhe qytetërimin mikenas. Zbulimet e Heinrich Schliemann te Troja dhe Mikenë u ndikuan nga kjo vepër.

“Odisea”: Ndihmon në kuptimin e botëkuptimit mitologjik dhe gjeografik të pellasgjisë së lashtë, por më pak si një referencë për ngjarje historike reale.

“Iliada” është më e lidhur me histori të mundshme dhe shërben si burim i të dhënave mbi periudhën mikene.

“Odisea” është më mitologjike dhe simbolike, duke reflektuar udhëtimin si metaforë për jetën dhe sfidat e saj.

Vepra e Homerit si vlerë e përhershme e letërsisë

Vepra e Homerit, përfaqësuar nga “Iliada” dhe “Odisea”, konsiderohet një vlerë e përhershme e letërsisë botërore për shkak të ndikimit të saj monumental në kulturën perëndimore dhe më gjerë. Ajo përfaqëson themelet e epikës klasike, duke pasur vlera artistike, filozofike, historike dhe edukative që kanë mbijetuar përtej epokës kur u krijua.

Sepse Homer i trajton temat themelore të natyrës njerëzore, të cilat mbeten të rëndësishme edhe sot.

Nderi dhe lavdia që përshkojnë “Iliadën”, luftëtarët përpiqen të lënë një trashëgimi që do t’i mbijetojë vdekjes, një temë që lidhet me përjetësinë e aspiratave njerëzore.

Duke përfshirë edhe aventurën e peripecive të udhëtimi dhe kthimi në shtëpi. Te “Odisea”, Homeri përshkruan udhëtimi i Odises, i cili simbolizon sfidat dhe përpjekjet e jetës për të arritur qëllimet personale dhe të përmbushim identitetin. E tillë ishte dhe mbeti, aq sa kjo zuri vend në terminologji si Odesiada, që përfaqëson çdo përpjekje dhe ngulm, çdo sfidë dhe përmbushje.

Konflikti në “Iliadën” dhe kërkimi i harmonisë në “Odisean” pasqyrojnë tensionet e përhershme të shoqërisë njerëzore, e cila ka udhëtuar me njeriun përgjatë gjithë kohrave, dhe vijon edhe sot si një sprove e jetës.

Vepra e Homerit shquhet për përshkrimet e thella dhe realiste të emocioneve, e cila shpërfaqet nëpërmjet zemërimit dhe hakmarrjes që te “Iliada”, lexohet përmes zemërimit të Akilit, që në thelb është forca lëvizëse e veprës, duke treguar pasojat e ndjenjave të pakontrolluara.

Një vend me rëndësi në këto monumente të letërsisë klasike zë edhe dashuria dhe besnikëria. Marrëdhënia mes Odises dhe Penelopës në “Odisea” pasqyron një ideal të dashurisë dhe përkushtimit.

Sfiduese mbetet pesha e frikës dhe guximit, përballja me vdekjen dhe të panjohurën është një temë që lidhet me çdo brez dhe shoqëri.

Vepra e Homerit është një pasuri e përhershme e letërsisë sepse arrin të përshkruajë përvojën njerëzore në të gjitha dimensionet e saj. Universialiteti i temave, përshkrimi i emocioneve, ndërtimi i modeleve të heronjve dhe ndikimi në letërsinë dhe kulturën botërore e bëjnë atë një vlerë të papërsëritshme dhe të pazëvendësueshme.