“Rruga e Arbrit, e pakalueshme”- Moti i keq, Emergjencat Civile tregojnë situatën në vend: Ja të gjitha akset e bllokuara

0
9

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka përditësuar informacionin në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës.

Sipas Emenergjencave Civile, që qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore

Akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës.

Akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.