“Se çfarë fus unë në krevat, nuk është puna jote”- Debate mes dy banorëve në BBV: Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh si unë

0
7

Pas akuzës të Amber ndaj Bernardit, se sipas saj ai po përdor në lojë “kartën” e të qenurit gej, tensione të shumta janë zhvilluar mes kësaj dyshe, duke mos lënë pas edhe ironitë me njëri tjetrin.

Amberi i tha banorit se ai po luan në jetën e tij me dy identitete, teksa i përmendi se një herë krijoi familje dhe më pas deklaroi se është gej.

Kjo gjë nuk u la pas nga Bernardi, i cili i tha “Se çfarë fus unë në krevat, s’ka të bëjë as me ty as me familjen time”.

Më pas banori shtoi se ai ka pasur një detyrë në jetë, rritjen e vajzave të tij, gjë që sipas Bernardit, Amberi nuk do t’a përjetojë si gjë. Kjo e fundit nuk kurseu ironinë duke u shprehur “Do të bëhesh si unë? Më ke idhull? Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh”.

“Je me 50 maska zemër, s’ke për t’u bërë ndonjëherë 24 karatësh. Ta harrosh.”, e përmbyll diskutimin Bernardi.

Diskutimi i plotë:

Amber: Unë në këtë jetë nuk kam luajtur me dy identitete si puna jote.

Bernardi: Jo fare, fare.

Amber: Qetësohu pak vogëlush.

Bernardi: Unë kam luajtur me dy identitete? Çfarë identitetesh? Unë jam Bernardi.

Amber: Bëre familje dhe pastaj deklarove që je gej.

Bernardi: Po jo zemër, jam Bernardi. Se ça fus unë në krevat, s’ka të bëjë as me ty as me familjen time.

Amber: Dy identitete! Qepe!

Bernardi: Kisha një detyrë për të bërë, jo si puna jote. Ti s’ke për ta pasur ndonjëherë në jetën tënde.

Amber: A do të bëhesh si unë? Më ke idhull?

Bernardi: Kisha dy vajza për të rritur.

Amber: Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh!

Bernardi: S’ke për ta bërë ndonjëherë punën e fëmijëve ti! Unë kam dy, kisha një detyrë burrërie, nga fillimi deri në fund

Amber: Muhabete fëmijësh mos bëj një herë se nuk ndërhyj unë

Bernardi: Je me 50 maska zemër, s’ke për t’u bërë ndonjëherë 24 karatësh. Ta harrosh.