Një shqiptar i dyshuar si kreu i një bande që kobntrabandonte njerëz thotë se nuk duhet të deportohet pasi nuk i pëlqejnë burgjet belge.
Adriatik Hysenlika po përballet me ekstradimin nga Britania e Madhe për të vuajtur një dënim me dhjetë vjet burg.
Por ai pretendon se dëbimi do t’i mohonte atij aksesin tek djali i tij dyvjeçar, i cili lindi në Britani.
Avokatët e tij thonë gjithashtu se kjo do të shkelte të drejtat e tij të njeriut pasi burgjet në Belgjikë janë të mbipopulluara.
Hysenlika, 43 vjeç, mbërriti në Britani në vitin 1998, me pretendimin se po persekutohej në Shqipëri .
Atij iu dha një pasaportë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2007.
Hysenlika, nga Willesden, Londra Veriperëndimore, u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit gushtin e kaluar pas një kërkese të autoriteteve belge, ku ishte dënuar në mungesë për 60 vepra emigracioni.
Dokumentet e gjykatës të siguruara nga The Sun thonë se ai ishte “udhëheqësi i një organizate kriminale”.
Banda e tij thuhet se ka qenë e përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve nga Shqipëria dhe Greqia përmes Belgjikës, Francës dhe Holandës drejt Britanisë së Madhe.
Hysenlika ndodhet në burgun Wandsëorth të Londrës dhe është bërë një kërkesë për t’i hequr nënshtetësinë britanike.