Edon Zhegrova mund të transferohet te Napoli në Serie A. Lojtari shqiptar përlqehet shumë nga Antonio Conte, me drejtuesit italianë që këmbëngulin për transferimin e tij.
Sipas “Corriere dello Sport” bëhet me dije se Napoli ka arritur marrëveshjen me agjentin e Zhegrovës për transferimin e tij në Serie A. Nga krahu tjetër “pengesë” mbetet Lille, me francezët që kërkojnë minimalisht 40 milionë euro për 25-vjeçarit.
Një shumë tepër e lartë në krahasim me shumën që Napoli ofron. Skuadra italiane është e gatshme të derdhë në ‘arkat’ e francezve 25 milionë euro. Tashmë pavarësisht marrëveshjes personale mes Napolit dhe agjentit të Zhegrovës, mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Lille për lojtarin “dardan”.