Në këto dy fotografi të veçanta, shfaqen dy momente që pasqyrojnë historinë dhe traditat e familjes së artistes me famë botërore, Dua Lipës.
E para është, Ajshe Lipa, gjyshja e Duas e veshur me kostumin e saj tradicional shqiptar të dasmës (si nuse), gjatë viteve 60′.
Në të dytën shohim Ajshen, bashkëshortin e saj Seit Lipa dhe Shemin. Ajshe ishte mësuese, e cila mbetet një figurë e paharrueshme për pasardhësit e saj, të cilët e nderojnë dhe e kujtojnë me shumë dashuri.
Seit Lita ka qenë historian e intelektual i shquar në vitet e 70-ta, ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.
Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore, modele me prejardhje shqiptare që këndon në gjuhën angleze. Prindërit e saj, të cilët janë shqiptarë nga Kosovës, kishin lënë Prishtinën në vitet e 90-ta.
Kur Dua ishte 13 vjec ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë gjatë kohës kur shteti shpalli pavarësinë nga Serbia, mirëpo në moshën 15-vjeçare ajo u kthye sërish në Londër e vetme sepse dëshironte ta realizojë dëshirën e saj të flaktë mbi muzikën gjerësisht të ndërtojë një karrierë në muzikë.
Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros. Music.
Sot është një nga artistet më të njohura në botë që ka korrur sukses botëror me këngët e saj.