Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, lajmëron se po niset drejt Romës, për të bërë të Giro d’Italia që do të nisë nga Shqipëria.
Rama thotë se është një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit që transmetohet nga 200 televizione të botës dhe se mbi 800 milionë shikues do njihen me bukuritë e vendit tonë.
“Kjo ngjarje e madhe sportive, ku kandidatura e Shqipërisë u përzgjodh për edicionin e xhiros së këtij viti është tjetër pasqyrë kuptimplotë e rritjes së popullaritetit të vendit tonë, ku deri para disa vitesh të tilla ngjarjes nuk mund të imagjinoheshin”, thekson kreu i qeverisë.
Rama: Përshëndetje, për pak nisemi për Romë për prezantimin publik të Giro d’Italia që do të nisë nga Shqipëria, një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit që transmetohet nga 200 televizione të botës.
Këtë vit Shqipëria është zgjedhur si vendi i nisjes së madhe, ku do të zhvillohen tre etapat e para. Dhe për tre ditë resh, bukuritë e vendit tonë, Durrësi e Kruja, me historitë dhe peizazhet e tyre të mrekullueshme, Tirana me zhvillimin e saj mbresëlënës, Vlora me luginën e lumit të saj, majën e Llogarasë, me ujërat e Jonit dhe Adriatik do të ekspozohen në sytë e 800 milionë teleshikuesve, pa llogaritur mijëra tifozë që do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur nga afër idhujt e tyre
Kjo ngjarje e madhe sportive, ku kandidatura e Shqipërisë u përzgjodh për edicionin e xhiros së këtij viti është tjetër pasqyrë kuptimplotë e rritjes së popullaritetit të vendit tonë, ku deri para disa vitesh të tilla ngjarjes nuk mund të imagjinoheshin.
Është një tjetër shtysë për rritjen e mëtejshme të turizmit.
Shqipëria po bëhet dita ditës dhe ngjitja e saj drejt majës së 2030 në BE, vazhdon përditë, e pandërprerë dhe e pandalshme