BallinaAktualitet“Si i flet djalit tim me atë fjalor”, i dashuri i gruas...

“Si i flet djalit tim me atë fjalor”, i dashuri i gruas e plagosi me armë, motra e 40-vjeçarit tregon gjithë skenën: Melisa iku nga shtëpia, i tha…

spot_img

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Fierit, ku u plagos me armë zjarri 40 vjeçari Gledian Hoxhallari nga partneri i ri i bashkëshortes së tij, me të cilën ndodhet në proces divorci.

Autori Klement Beqaj, i cili së bashku me partneren e tij, Melisa Beluli Hoxhallari, janë shpallur në kërkim nga policia.

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel motra e tij mes lotësh ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ndërsa i vëllai sot po i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është në rrezik.

Ajo tha se prej disa javësh bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa dhe kishte nisur bashkëjetesën me partnerin. Sipas deklaratës së motrës, gruaja e 40-vjeçarit përmes manovrave kishte marrë urdhër mbrojtje prej tij në mënyrë që të merrte djalin e tyre, 9 vjeç.

“I vjen një telefon nga bashkëshortja, ku i thotë: Mos më kërko, se midis nesh gjendja është e rëndë dhe nuk mund të jetoj me ty.

Më pas mëson se ajo kishte shkuar në shtëpinë e një personi tjetër, personi që ka plagosur vëllanë. Më 19 dhjetor kishte ikur nga shtëpia dhe më 20 kishte bërë kërkesën për divorc, dhe më 27 kërkesë për urdhër mbrojtje.

Vëllai erdhi dhe më shpjegoi, shumë i prekur, qante dhe i vinte keq për djalin dhe gjendjen që ishin. Atë ditë Melisa kërkoi të ikte në Greqi te prindërit. Gledi i kishte thënë që firmën do ia jepte vetëm vëllait të saj, sepse ka raport të mirë me familjen e saj.

Erdhi vëllai, e mori, ikën dhe më 28 u kthyen. Djali e mori Gledi dhe kaluam vitin e ri bashkë. Më 5 janar, të nesërmen, djali duhej të fillonte shkollën.

Djali komunikonte vetë me nënën dhe i kishte thënë: Atë ditë do vish të më marrësh për ta çuar më pas në shkollë. Ajo i kishte nxjerrë disa justifikime, etj. Ora ishte 9 e darkës dhe ishte në lokal me të atin. E merr dhe i thotë: A do vish të më marrësh, se ke gjithë ditën që më shmang? Dhe në atë moment, personi tjetër e shan me një fjalor të ndryrë djalin dhe vëllai e dëgjon”, ka rrëfyer ajo.

“Pas 10 minutash ata vijnë me makinë, vëllai jashtë lokalit, djali brenda. Ky ishte në telefon me ish-vjehrrën e tij dhe i thotë: Ok, se erdhi Melisa, e mbyll telefonin dhe shkon në lokal dhe i thotë djalit: Hajde se erdhi mami.

Ajo e shikon dhe i bërtet dhe i thotë: Shko merr xhupin. Më pas, pasi kishte dalë ish-bashkëshortja, del dhe ky personi tjetër. Vëllai shkon dhe i thotë atij: Hajde një sekond, dhe i thotë: Çfarë është ai fjalor që përdor ti me fëmijën tim? Ai i thotë: Unë përdor çfarë të dua…

Në atë moment, vëllai më tha: Unë ngrita dorën dhe ai më qëlloi. Në atë moment, ish-gruaja i thotë: Hajde, hajde, ikim. Aty ngeli vëllai me djalin 9 vjeç.

Vëllai ma tregoi gjatë transportimit te Trauma në ambulancë, se ishte i vetëdijshëm”, rrëfeu motra e 40-vjeçarit, i cili punon si operator në një televizion në Tiranë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular