BallinaBotaTërmeti me magnitudë 6.9 godet Japoninë jugore, autoritetet paralajmërojnë për cunami

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Japoninë jugore, autoritetet paralajmërojnë për cunami

spot_img

Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi bregun juglindor të ishullit japonez Kyushu dhe lëkundjet u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti u regjistrua në orën 21:19 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte në një thellësi prej 30 kilometrash nën ujë.

Lëkundjet e forta që pasuan u ndjenë në të gjithë ishullin Kyushu, ishullin Shikoku dhe në një zonë të madhe nga qyteti Hiroshima në Osaka.

japan-earthquake

Në të njëjtën kohë, një paralajmërim për cunami deri në një metër u lëshua për bregun lindor të ishullit Kyushu dhe bregun jugor të ishullit Shikoku.

Një paralajmërim për valët e baticës deri në 20 cm ishte dhënë më herët për ishujt Amami, Tokara, Tanegashima, Yakushima dhe disa zona të Honshu.

Sipas mediave të huaja, nuk ka ende raportime për viktima apo dëme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular