BallinaKronike40-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i gruas/ Babai...

40-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i gruas/ Babai i autorit të krimit ka një thirrje për “çiftin” në arrati

spot_img

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Fier, ku një 40-vjeçar i identifikuar si Gledian Hoxhallari, u plagos me armë zjarri.

Plagosja u krye nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e Gledianit, Melisa Belulin.

Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i Klement Beqajt ka treguar se djali i tij dhe 29-vjeçarja ishin në një lidhje për rreth 6 muaj ose një vit.

Ai tregoi se e ka mësuar se gruaja ishte e martuar vetëm kohët e fundit dhe e ka kundërshtuar lidhjen e tyre fillimisht, por më pas është takuar me prindërit e 29-vjeçares dhe ka pranuar.

Babai i bëri një thirrje djalit të tij 25-vjeçar, i cili ndodhet në arrati që nga momenti i ngjarjes së rëndë, që të kthehet sa më shpejt.

“Nuk e di sa kohë kishte Klementi që jetonte me Melisën, 6 muaj ose 1 vit. Kohët e fundit e kam marrë vesh që ajo ishte e martuar. Kam folur me të ditën e ngjarjes. Nuk më tha asgjë për këtë. Vetëm më tha jam mirë, dhe kaq.

Mua më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Nuk e kam idenë se ku mund të jetë tani. Unë i bëj thirrje të kthehet sa më shpejt. Në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre, por pastaj fola me prindërit e saj”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular