Emisioni “Open” u shndërrua në një arenë debati të ndezur mbrëmjen e sotme, teksa analisti Martin Leka dhe avokati përfaqësues i Gazment Bardhit, Marash Logu, përplasën pikëpamjet e tyre mbi përdorimin e familjarëve të politikanëve në diskursin publik të politikanëve.
Leka përmendi akuzat e bëra ndaj babait të kryeministrit Rama dikur, duke e cilësuar atë si një artist, por kjo është pritur nga reagimi i Logut, sipas të cilit ai nuk ishte artist, por një person që ka urdhëruar vrasjen e njerëzve.
Debati vijoi me etiketime në nivel personal, me Lekën që e cilësoi Logun si një kopje të Gazment Bardhit, ndërsa avokati iu drejtua analistit duke i thënë se po i thur elozhe komunizmit.
“Shyqyr që e kemi përcjellë komunizmin”, u shpreh Logu, ndërsa Leka u përgjigj se kjo ideologji nuk është “përcjellë” akoma duke iu drejtuar avokatit se “kemi babën e Zenit”, duke iu referuar kreut të PD, Sali Berisha.
Leka: I ati i kryeministrit është sulmuar aty ku është, për një gjë që.. atij i bën nder, për një artist sic ka qenë.
Logu: Po ça artist ai, ai urdhëronte vrasjen e njerëzve, firmoste varjen e Havzi Nelës!
Leka: Ja ti je avokat dhe…
Leka: Je avokat dhe mbron edhe një kriminel që vret fëmijë…
Logu: Ai ka urdhëruar vrasjen e Havzi Nelës, po lëri këto!
Leka: Ti nuk je avokat, je Gaz Bardhi, je kopje!
Logu: Nuk ka rëndësi, çfarë jam unë e çfarë je ti, i thur elozhe një njeriu që ka urdhëruar vrasjen e një poeti. Çfarë përfaqëson ti?
Logu: Mos i bëj elozhe komunizmit tani, se shyqyr që e kemi përcjellë…
Leka: Po nuk e kemi përcjellë…
Logu: Po sigurisht se kemi njerëz si puna jote që i thurin elozhe!
Leka: Kemi babën tat, babën e Zenit…