Një 58-vjeçar i dënuar me 7 vite burg dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga Forcat Operacinale.
Policia e Shtetit thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 23” u vu në pranga Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.
Ky person akuzohet për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe pritet të ekstradohet në Itali.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike”, thotë policia.
Njoftimi:
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”.
I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.
Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.