Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dje dhunën barbare ndaj tij, nga pushteti i Sali Berishës.
Gazetari Nikoll Lesi dhe ish zv.ministri i PD i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, foli pikërisht për ditën që është dhunuar barbarisht Edi Rama.
Ai rrëfyer se pas të shtrirë në spital Ramën të mbuluar me gjak, ndërsa shtoi se SHIK nuk lejonte mjekët që t’i bënin tetanosin kryministrit të tanishëm.
Lesi theksoi se Rama u dhunua nga regjimi i Sali Berishës, ndërsa shtoi se ishte një goditje politike, pasi Edi Rama ishte një zë kritik i sistemit të asaj kohe.
““Koha Jonë” atëherë ishte e vetmja gazetë e pavarur kundër regjimit të Berishës. Dua tw flas pak pwr kontekstin historik tw kohës ku nuk kishte rrjete sociale dhe as internet. ‘Koha Jonë’ kishte një numër të madh gazetarësh dhe intelektualësh, ndër ta ishte Edi Rama. Ai vinte nga Parisi herë pas here. Ka punuar nga 1992-1997 si analist i gazetës. Në atë periudhë (1997), një nga zërat që ishte kundër kohës ishte Edi Rama.
Pena e tij ishte dhe është e artë. Shkrimet e tij preknin në palcë sistemin e korruptuar. Më datë 22 janar 1997, na thanë që kanë goditur Ramën. Morëm një makinë nga ato të kohës së Enverit. Ishte një gjendje shtetrrethimi. Garda e Republikës dhe SHIK bënte ligjin në atë kohë. Edi Rama ishte i shtrirë, i gjakosur. Ishte një goditje politike.
Kam qenë dëshmitar i kohës. Mjekët duhet ti bënin tetanosin, ne i pyetëm ata pse nuk po e b֝ënin dhe na thanë që i kishin, por ishin disa anëtarë të SHIK nuk lejonin që Ramës t’i bëhej tetanosi. Martin Leka, i cili ishte me mua atë natë tha që njihte një farmacist, ku morëm tetanosin.
Të nesërmen Fatos Lubonja ka bërë një shkrim është shitur si fotokopje. Ajo ngjarje që i ndodhi Ramës ishte një sinjal për ne që krimi i pushtetit kishte zbritur në rrugë, të godiste. Në mars të 1997 u dogj redaksia e gazetës “Koha Jonë”. Rama në atë kohë ishte një analist që shkruante mendimet e veta, por nuk besoj se ka pasur ambicie për politikë. Pena i tij ishte brilante.
Foto është një dokumente për të verifikuar regjimin. Një regjim që përfundoi në mars të 1997.
Të punoje gazetar në atë duhet të mendoje edhe vdekjen. Unë bëra një gabim të pranueshëm që u futa në politikë”, tha ndër të tjera Lesi.