BallinaLifestyle“Motrën e kisha lënë të vetme, babain e kam të paralizuar në...

“Motrën e kisha lënë të vetme, babain e kam të paralizuar në krevat”- Ish-konkurrenti i “Big Brother” tregon dramën e familjes: Isha shumë i rënduar…

spot_img

Petro ishte një nga të eliminuarit në mbrëmjen e së shtunës në “Big Brother”.

Ish-konkurrenti, që pas daljes së tij u shpreh se ishte shumë i rënduar emocionalisht dhe kjo ishte një nga arsyet pse zgjodhi që të ishte i tërhequr nga loja e tij. Për herë të parë, artisti foli edhe për dramat e jetës së tij, duke zbuluar edhe problemin shëndetësor që babai i tij kishte.

I ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori, Petro Xhori që përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme, ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e tij pas largimit. Ai ka rrëfyer një histori të dhimbshme të familjes, duke treguar se mendjen e kishte pasur gjithmonë te ata gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit.

“Ato 10 ditë mund të ngjajnë shumë pak për njerëzit që janë jashtë, por për ne janë më shumë se ç’duken. Sidomos kur kemi gjëra jashtë. Pjesa ime familjare ishte një arsye që unë mendoj që e ndjeva që u penalizova shumë. Gjatë gjithë kohës e kisha mendjen tek babi dhe tek motra që kisha lënë jashtë dhe kur ndërtoheshin situatat aty më dukeshin jo shumë serioze për t’u agravuar sa për t’u kthyer në debat dhe për ta çuar tek ‘Prime’-i i famshëm, për të marrë momentin dhe çastin e lavdisë.

Mund të jem shumë emocional, sepse flas nga zemra, por unë nuk jam natyrë që fle gjumë. Jam një njeri që si çdokush ka pasur sprovat dhe sfidat e tij në jetë. Ndoshta ato kanë qenë edhe arsyeja që më kanë kthyer në shumë emocional. Më kanë mësuar që të mos prek emocionet dhe zemrat e të tjerëve. Babai im në këto çaste është i paralizuar në krevat dhe nuk po e shfrytëzoj këtë moment për viktimizim. Dua të shprehem realisht sepse e di që nuk do të kem ndonjë moment tjetër për t’u shprehur. Pjesa edhe sprovat dhe sfidat e tij në jetë. Ndoshta ato kanë qenë edhe arsyeja që më kanë kthyer në shumë emocional. Më kanë mësuar që të mos prek emocionet dhe zemrat e të tjerëve.

Babai im në këto çaste është i paralizuar në krevat dhe nuk po e shfrytëzoj këtë moment për viktimizim. Dua të shprehem realisht sepse e di që nuk do të kem ndonjë moment tjetër për t’u shprehur. Pjesa edhe kur mamaja ndërroi jetë ka ndikuar, pjesa e babait dhe paçka të gjitha këtyre gjërave kisha mendjen vetëm tek motra”,-u shpreh Petro në Fan Club.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular