BallinaPolitike“Për pak iku nga kjo botë”, ish-këshilltari i Nanos jep detaje për...

“Për pak iku nga kjo botë”, ish-këshilltari i Nanos jep detaje për shëndetin e ish-kryeministrit

spot_img

Ilir Kulla ka analizuar figurën politike të ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai foli i ftuar në emisionin “Dekalog” në “DritareTV” për gjendjen shëndetësore të tanishme të Nanos, i cili vitin që shkoi ishte disa muaj i shtruar në spital, në rrezik për jetën.

Ilir Kulla: Fatos Nano ështe një burrë i madh shteti dhe një politikan erudit, që ka dhënë kontribute për jetën demokratike të Shqipërisë, ka paguar me 4 vjet burg politik. Ka qenë 4 herë kryeministër dhe ka ditur të tërhiqet në kohën e duhur. Është njeriu që ka prodhuar më shumë politikanë se të tjerët si kryetar partie, përfshirë këtu Ramën, Metën, Majkon etj.

Roland Qafoku: Si është me shëndet zoti Nano?

Ilir Kulla: Është mirë. Ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Është rehabilituar. Unë mbaj kontakte me Nanon akoma. Ai jeton në Tiranë. Dy, tre vitet e fundit ka kaluar probleme të rënda shëndetësore. Tani është në periudhë rehabilitimi. Ishte periudhë e vështirë, për pak iku nga kjo botë, ishte në rrezik për jetën. Tani e ka kapërcyer rrezikun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular