BallinaSociale"Vlora u përmbyt përsëri", AGRON DUKA: Fajin e ka shiu! A ta...

“Vlora u përmbyt përsëri”, AGRON DUKA: Fajin e ka shiu! A ta padisim në SPAK?

spot_img

Nga Agron Duka KREU I PAA
Fajin e ka shiu! A ta padisim në SPAK?
Vlora u përmbyt përsëri, më 12 janar.
Kanë kaluar vetëm 3 muaj nga përmbytja katastrofike e tetorit, dhe sërish qindra shtëpi e biznese janë nën ujë.
Ra shumë shi! Po, ra shumë.

Ra në mënyrë të përqendruar! Po, ashtu ra.

Por do të bjerë sërish. Edhe më shumë, edhe më fort.

Kjo nuk është më justifikim. Shiun nuk e kemi ne në dorë. Ai nuk na pyet. Ndryshimet klimatike e kanë bërë të paparashikueshëm motin.
Po çfarë do të bëjmë? T’i vëmë fletërrufe shiut? Apo ta padisim në SPAK? Tërë ato dëme ka bërë, e ka hak.

Jo, ne duhet të mbrohemi.

Duhet të planifikojmë dhe të ndërtojmë kanale kulluese më të mëdha në qytet, jo puseta sa një grykë shisheje.

Duhet të ndërtojmë kanale që ndalojnë ujërat e kodrave.

Duhet të ngremë infrastrukturë që përballon fenomene të tilla të natyrës.

Të thuash “s’kemi çfarë të bëjmë,” është si të thuash: merrni lekat në krah dhe ikni nga qyteti tani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular