BallinaAktualitetZbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë...

Zbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

spot_img

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special që do të ndjekin sportistët në një nga eventet më të rëndësishme sportive.

Gara e njohur me një traditë mbi 100-vjeçare ka përzgjedhur vendin tonë si destinacion për nisjen e saj në vitin 2025. Çiklistët më të mirë të botës do të pedalojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në tre etapat e para  dhe do të ndiqen nga qindra milionë teleshikues në një transmetim në mbi 200 televizione të botës.

Tre etapat e para të  ‘Giro D’Italia’ do zhvillohen nga data  9 deri në 11 maji 2025. Ditën e parë distanca që çiklistët do të përshkojnë është 164 kilometra.

Nisja do bëhet në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas kthimi në Tiranë.

Në ditën e dytë, forca duhet të jetë dhe më e madhe pasi është gara kronometër me një gjatësi prej 13.7 kilometra. Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Nga sheshi “Skënderbej” do të përshkohen rrugët kryesore të qytetit. Gjithçka do të kulmojë me ditën e tretë ku sportistët do të kenë mundësi të shijojnë peizazhet mahnitëse të qytetit të Vlorës dhe jo vetëm. Në 11 maj, çiklistët nisen nga Vlora dhe do te pedalojnë një pjesë të madhe të bregdetit të jugut për t’u drejtuar më pas Qafës së Llogarasë, Orikum dhe fundi po në Vlorë.

Ky edicion përfshin gjithçka: dy kronometra individuale, gjashtë etapa për sprinterët, tetë etapa në male me lartësi të mesme dhe pesë në male të larta ndërsa  finalja e madhe do të jetë në Romë më 1 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular