Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një marrëveshje armëpushimi konfirmon presidenti amerikane Joe Biden.
Në konferencën shtypit që po zhvillohet tani, Biden tha se shtetasit amerikanë që janë marrë peng do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes.
“Në fazën e parë do të lirohen pengjet. Në fazën e dytë do të shohim një fund të përhershëm të luftës, por ka ende shumë detaje që duhen negociuar. Faza e dytë do të zgjasë më shumë se gjashtë javë”, shprehet Biden.
Sakaq ai thekson se “ne jemi zotuar të sigurohemi që negociatat do të vazhdojnë për aq sa do të duhet”.