Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP 4.
Jozi puthi pa dëshirë Loredanën gjatë lojës. Kjo situatë është trajtuar në nisje të prime-t të kësaj të marte.
Loredana: Pas debatit unë nuk pranoja kontakt fizik me Jozin, për mua është problem, ai nuk e respektoi fjalën. Mosrespektimi i fjalës sime, kur unë them jo është jo, kur unë ta ndjej atëherë do të ndodhë, raporti im dhe i Jozit ka vazhduar sepse unë kam parë tek Jozi disa veti që më pëlqen tek një djalë, episodet negative s’i heq nga mendja, fakti që unë kaloj kohë me të është se më pëlqen, por dua kohën time.
Jozi: Jozi nuk ka qejf ta lejë të ftohet marrëdhënien që ka me Lorin, kam nevojë për një përqafim, një puthje.
Ledioni: Ishte shejtani që të shtyu?
Jozi: Jo shejtani është kur ka diçka me shtrigën.
Ledioni: Sa ndien ti presion aty brenda që të lidhin me Jozin?
Loredana: Kush më shikon dhe ata që janë afër meje unë bëj çfarë dua kur dua dhe ku dua, normale me këtë do të kapen, fakti që është një lidhje normale që mund të ketë komente pozitive apo negative dhe mund të përdoret për të sulmuar. Jemi akoma në njohje, por është zhvillua nga ana e ndjenjave nga ana ime, unë nuk dua të gaboj dhe dua të jem e sigurt para se ta bëj atë hapin.