BallinaAktualitetSPAK verifikon kartelën e Nuredin Dumanit, çfarë shkruhej në raportin që e...

SPAK verifikon kartelën e Nuredin Dumanit, çfarë shkruhej në raportin që e liroi nga burgu

spot_img

Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK.

Një burim nga grupi i hetimit tha për Tch se kartela e tij është tërhequr prej burgjeve dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar me tre vjet me kusht, pasi një grup mjekësh ligjore shkruan për të që kishte probleme të rënda shëndetësore.

Në seancën ku Dumani u dënua në 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon pasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake.

Ky detaj i fiksuar në shkresa u përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë një ditë më parë ku dinamikën se si një grup njerëzish në burgje dhe në mjekësinë ligjore bashkëvepruan dhe për këtë u paguan 40 mijë euro përmes avokatit të tij Alban Bengasi, së paku kështu pretendon i penduari.

Duke konstatuar fiktivisht se i burgosuri kishte vetëm tre muaj jetë, ata i dhanë “pasaportën e lirisë” . Mes personave që e ndihmuan, Nuredin Dumani veçoi një mjek, i cili sipas të penduarit ishte dhëndri i vëllait të ish ministrit të drejtësisë së kohës Nasip Naco. Ky i fundit reagoi menjëherë duke ftuar organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të thelluar për rastin

Në vendimin e zbardhur thuhet se Nuredin Dumani, 38 vjeç, nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë qëndroi në paraburgim vetëm gjashtë muaj për llogari të hetimeve ku ishte nën akuzë edhe i vëllai Dashnor Dumani dhe shtetasja Klajda Baho.

Në datën 7 maj 2014 , një akt ekspertizë e mjekëve ligjore tregonte se Dumani ishte në gjendje të pa stabilizuar për tu mbajtur në paraburgim dhe se vuante nga insuficienca kardiake. Nuredin Dumani ishte arrestuar për rrëmbimin e Bledar Ketës , i cili u morr me forcë dhe u dërgua në Shijak përpara një noteri ku dhe firmosi kontratën për shitjen e një makine.

Të enjten Nuredin Dumani do të vijojë sërish me rrëfimin e tij, për llogari të procesit ku akuzohen veç tij edhe 14 të tjerë./Tch

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular