Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Londër Spiropali është takuar me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shprehet se bashkëpunimi parlamentar në nivelin më të lartë nxit forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona mike dhe partnere.
“Londër. Vizitë e shkëlqyer dhe takim mbresëlënës me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar (House of Commons), Sir Lindsay Hoyle.
Bashkëpunimi parlamentar në nivelin më të lartë nxit forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona mike dhe partnere”, shkruan ajo.
Spiopali shoqërohet nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi dhe Lefter Gështenja.