Detaje tronditëse nga dëmtimi i Armando Brojës. Duket se telashet nuk kanë fund për sulmuesin shqiptar. Edhe pse fillimisht u shpresua që gjithçka do të kalohej lehtë, pas ndeshjes së sotme të Evertonit, trajneri Mojes ka dhënë një lajm tronditës.
“Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Çelsi dhe huazimi të mbyllet këtu”, tha Mojes, duke lënë të kuptohet që situata me sulmuesin shqiptar është më e komplikuar nga sa u mendua në fillim.
Nisur nga kjo deklaratë e trajnerit të Evertonit, duke se Broja do të humbasë edhe ndeshjet e marsit për Shqipërinë, por njëkohësisht rrezikon edhe ndeshjen me Serbinë pasi përtej kthimit nga dëmtimi, do të jetë pjesë e Çelsit ku ishte jashtë planeve të trajnerit Mareska.