Amber ka treguar se është penduar që ka dalë nga “Big Brother Vip Albania” dhe se do të donte të futej në shtëpi, por me një “kusht”
Sipas saj do duhet që të jetë publiku që përmes votës së tyre të kërkojnë që ajo të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë ajo thotë se nëna dhe motra e saj kanë qenë krenare për rrugëtimin e saj në Big Brother, edhe pse nuk flasin pas vendimit të saj për të ndërruar gjininë. Po ashtu rrëfeu se gjatë kësaj periudhe nëna e saj ka kaluar një atak kardiak, por vetë ajo nuk ka pranuar që produksioni t’ia komunikonte sepse nuk donte që Amber të ndërpriste rrugëtimin që aq shumë e ka dashur.
“Nëna ime kishte kaluar një atak kardiak, por kishte kërkuar që të mos më tregohej asgjë sepse nuk donte të më ndërpriste rrugëtimin. Ajo ka thënë ‘që vajza ime ka kaluar shumë për të qenë aty ku është’. Tani ajo është mirë dhe ka thënë se ndihet krenare për mua”, u shpreh Amber.