BallinaSportPROFIL/Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, kush është legjenda e futbollit shqiptar, Sabah...

PROFIL/Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, kush është legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi

spot_img

Legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, ndërroi jetë ditën e sotme. 

“Nderi i Kombit” ka mbyllur sytë sot njëherë e përgjithmonë, duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll.

79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Sabah Bizi ka qenë dhe mbetet një nga legjendat dhe talentet më të mëdha të futbollit shqiptar. Bizi, i lindur më 13 nëntor 1946 në Shkodër, në shtëpinë e parë të futbollit shqiptar, ka luajtur për Vllazninë dhe Partizanin, si edhe ekipin e Kombëtares së Shqipërisë.

PROFIL/ Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, kush

Sabah Bizi ka qenë dhe mbetet një nga legjendat dhe talentet më të mëdha të futbollit shqiptar. Bizi, i lindur më 13 nëntor 1946 në Shkodër, në shtëpinë e parë të futbollit shqiptar, ai ka luajtur për Vllazninë dhe Partizanin, si edhe ekipin e Kombëtares së Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

PROFIL/ Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, kush

Fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, Bizi debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Në sezonet 1971-72, 1973-74 dhe 1977-78 ai u shpall 3 herë kampion. Njëkohësisht do të fitonte edhe tre Kupa te tjera të Republikës, pikërisht në sezonet 1971-72, 1978-79 dhe 1980-1981.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç. Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Bekenbauer dhe duke eleminuar Gjermaninë.

Bizi u tërhoq nga futbolli në moshën 34 vjeçare, pikërisht në vitin 1982.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular