BallinaTe tjeraÇfarë thotë legjenda? Ja si reagoi sulltan Mehmet II kur dëgjoi se...

Çfarë thotë legjenda? Ja si reagoi sulltan Mehmet II kur dëgjoi se Skënderbeu vdiq

spot_img

557 vjet më parë, më 17 janar 1468 u nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur vdiq, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë, dhe beteja papushim brenda vendit. Në vitin 1463, pas premtimeve nga Papati, Venediku dhe shtete të tjera në Itali dhe Evropën qendrore për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane, veçanërisht, pasi fushata ishte shpallur zyrtarisht nga vetë Papa Pius II, Skënderbeu e shkeli traktatin e paqes me sulltan Mehmetin.

Papa papritur vdiq, dhe kryqëzata e premtuar nuk ndodhi, ndërsa trojet shqiptare iu nënshtruan një shkatërrimi sistematik. Por ishte vdekja e Skënderbeut që shqiptarët të braktisin të gjitha shpresat. Legjenda thotë se, kur sulltan Mehmet II dëgjoi se Skënderbeu vdiq, bërtiti: “Më në fund Evropa dhe Azia janë të mijat. Mjerë Krishtërimi që humbi shpatën dhe mburojën”.

Lufta e shqiptarëve me në krye Skënderbeun shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skënderbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për liri e pavarësi dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare.  

Historiani Edward Gibons (1737 – 1794) e ka krahasuar Skënderbeun me “Aleksandrin e Madh dhe Pirron, bashkëatdhetar i të cilëve Kastrioti ishte”. Pas vdekjes së Heroit, shumë prijësa e princa të Arbërisë u shpërngulën në Itali. Një numër i madh banorësh (dhjetra mijëra) emigruan gjithashtu, duke formuar koloni të mëdha arbëreshe në Italinë e jugut dhe Sicili.

Fortesat kryesore si Kruja dhe Shkodra vazhduan rezistencën edhe për disa vite, dhe pastaj ranë. Historianët thonë se të pakët janë udhëheqës të luftrave për çlirim, si Skënderbeu, të cilët kanë gëzuar njohje kaq të gjerë të veprave të tyre në rrjedhën e pesë shekujve.

Skënderbeu do të drejtonte rezistencën antiosmane për 25 vjet me radhë e cila përbën një nga periudhat më të lavdishme të Historisë së Shqipërisë. Numërohen me dhjetra beteja të fituara ndaj ushtrive osmane duke përfshirë edhe tre rrethimet e Krujës. Në vitet 1450, 1466 dhe 1467 përpara mureve të saj do të tërhiqeshin Murati II dhe Mehmeti II, dy nga sulltanët më të shquar të kohës. Por Skënderbeu u dallua edhe si shtetar dhe figurë politike. Ai njihet si themelues i Lidhjes së Lezhës dhe Shtetit të Përqendruar. Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan institucionet shtetërore dhe u krijua ushtria me komandën e saj. Po kështu, shteti u pajis me flamurin, stemën dhe vulën zyrtare. Skënderbeu u shqua edhe si ligjvënës me nxjerrjen e akteve normative dhe kodifikimin e të drejtës zakonore, siç ishte Kanuni i Skënderbeut. Si diplomat i shquar ai e orientoi politikën e jashtme drejt vendeve të perëndimit, duke zhvilluar një veprimtari të gjerë diplomatike me Venecian, Napolin, Papatin, Raguzën, Milanon, Hungarinë, etj. Emri dhe kontributi i Skënderbeut do ta bënin të njohur vendin tonë në arenën ndërkombëtare dhe do të shërbente si nxitje gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare dhe Shpalljes së Pavarësisë.

Një bibliografi botuar më 1881, përmbante 185 vepra historike, filozofike dhe romane mbi Skënderbeun. Ndërsa bibliografia e botuar në Tiranë (1968) me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, përmban mbi një mijë tituj në 21 gjuhë, ndër të cilat edhe në Esperanto.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular