Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditën e somte mes Eglit dhe Gjestit. Gjithçka ka nisur pas një debati të këngëtarit me Xumin. Ky i fundit i kujtoi atij lidhjen që ai ka patur te reality show i mëparshëm me një banore.
Pasi Xumi iu drejtua Gjestit me fjalët që një ‘tjetër banor i mori femrën sy më sy’, ai iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.
Gjesti e kuptoi menjëherë që ka thënë diçka shumë të papërshtatshme dhe i kërkoi falje direkt Eglit. Kjo e fundit i tha atij që të mos i kërkonte falje në sy të banorëve të tjerë pasi ata do e përdorin këtë deklaratë.
“E kam të vështirë…”/ Gjesti ia thotë në sy Eglit: E kam dashur vërtetë atë vajzë
Egli shpërtheu në lot gjatë një bisede me Gjestin, të cilit i tha se ‘s’kam qenë e askujt të më merrje’.
Ndërkohë Rozana u qëndroi pranë të dy banorëve, ku i dha një këshillë edhe Gjestit ‘që t’i japë kohë Eglit’.