Ernest Muçi do të ketë një trajner të ri në pjesën e mbetur të sezonit, me Besiktas që duket se ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Ole Gunnar Solskjaer.
Ish-tekniku i Manchester United, i cili nuk ka drejtuar asnjë skuadër qëkur u shkarkua nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2021, do të nisë një aventurë të re në Turqi.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, norvegjezi do të firmosë një kontratë deri në vitin 2026 me “Shqiponjat” e Stambollit.
Tashmë pritet të shihet nëse Muçi do të jetë në planet e Solskjaer, ose do të nisë të kërkojë për një skauëdr të re.
Këtë sezon, 23-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Besiktasin, në të cilat ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste.