Nejmar Santos Sr, babai i futbollistit brazilian, Nejmar Jr, ka përfunduar në kronikat rozë për një veprim të bërë së fundmi në rrjetet sociale.
59-vjeçari ka pëlqyer një video sensuale të postuar nga ish e dashura e djalit të tij. Bëhet fjalë për modelen seksi Fernanda Kampos. Ka qenë vetë 27-vjeçarja që ka treguar pëlqimin e marrë nga babai i futbollistit.
“Gjithmonë kam menduar se ai ishte kurioz, kështu që nuk ishte një surprizë për mua. Më tërhoqi vëmendjen vetëm sepse sapo e postova, ai dha menjëherë ‘like’”, u shpreh Fernanda, e cila është pjesë edhe në “OnlyFans”. Modelja shtoi se më pas Nejmar Santos ia hoqi pëlqimin, por veprimi i tij i shtoi shumë të abonuar në platformën “+18”.
SHIH VIDEON
“Pëlqimi i videos nga ai më shtoi shumë abonime në ‘OnlyFans’, të gjithë kureshtarë për të më parë. Madje disa kanë përdorur emra të rremë për t’u regjistruar, ndoshta mes tyre mund të jetë edhe babai i Nejmarit”, përfundoi modelja seksi.
PANORAMASPORT.AL