BallinaAktualitetKërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir...

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

spot_img

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, i cili është në hetim pasuror për abuzimet me fondet e SASPAC, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme më 4 korrik 2024.

Ai akuzohet lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Ilir Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit, lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Sipas SPAK, Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive.

Prokuroria e Posaçme informon se Ermal Kurtulaj është emëruar nga Ilir Beqaj në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR në SASPAC.

“Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese”, thuhet në njoftimin e SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular