BallinaKryesore“Negociojmë me Bashën dhe Alibeajn”, Shehi: Kush nuk do grupin Berisha-Meta të...

“Negociojmë me Bashën dhe Alibeajn”, Shehi: Kush nuk do grupin Berisha-Meta të bashkohet

spot_img

“Negociojmë me Bashën dhe Alibeajn”, Shehi: Kush nuk do grupin Berisha-Meta të bashkohet me LZHK
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, njoftoi se është në negociata me tre grupime opozitare në Parlament, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.
Komentet Shehi i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se synimi është maksimalizimi i votës së opozitës në prodhimin e mandateve.
Ftesa për bashkëpunim shkoi për këdo që nuk bashkohet me grupin Berisha-Meta, si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit.
“Po negociojmë me të gjitha grupet që janë brenda parlamentit dhe pothuajse jemi dakord, Alibeaj, grupi i Bashës. Po diskutohen gjëra të vogla, dëshira është e mirë. Hajde ta bëjmë bashkë. Lista është e përbashkët, lista është e hapur.
Se kush është lideri më i mençur këtë e mbyll populli. Kjo është rruga e vetme dhe po e them për herë të fundit, të reflektojnë dhe të mendojnë. Është një shans i madh që ka opozita alternative”, tha Shehi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular