Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec.
Mësohet se forcat e policisë rrethuan banesën e shtetasit në kërkim Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.
Operacioni po ashtu është zhvilluar për drogë, armë e kapje të personave në kërkim.
Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.