BallinaPolitikeZgjedhjet, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve! Në fokus vota e...

Zgjedhjet, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve

spot_img

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave “online”, ndërsa fokusi do të jetë te vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.

Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore, pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre. PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për të asistuar në procesin e regjistrimit.

Drejtuesit aktualë politikë, të cilët do të punojnë për t’u sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura, duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit. Përveç 4 kryebashkiakëve, mësohet se 11 drejtuesit e fushatës në qarqe do të bëjnë përjashtim nga deputetët me më shumë se dy mandate, për të cilët siç Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët, do të jenë në listën e hapur duke luftuar për një ulëse në parlament.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thumboi dje opozitën duke i quajtur “partiçka politike që po bëhen copë e çikë”. Kreu i Bashkisë Tiranë në ceremoninë e shpërndarjes së 75 apartamenteve në Kombinat, u shpreh se shpërndarja e banesave është vonuar për shkak të proceseve gjyqësore të hapura nga opozita “vetëm që të mos ecte puna këtu”. “Sikur na mallkon njeri që shqiptari bllokon shqiptarin, i vendos stërkëmbësh së mirës, i thotë punës plaç, pse? Për 5 vota të qelbëta”, – u shpreh Veliaj.

Megjithatë, kryebashkiaku theksoi se e sotmja është një ditë ku fitoi e drejta, duke shtuar se, “ai që ka marrë përsipër të drejtojë, do të thotë se ka marrë risk më shumë se sa të tjerët, të ekspozohet më shumë se ata, të hajë edhe të sharat e të tjerëve, mllefin e të tjerëve atyre që nuk punojnë. Ndonjëherë na do më shumë bota se sa duam ne njëri tjetrin. Se unë nuk kam asnjë shpjegim sot mbas 5 vitesh pse jemi vonuar kaq shumë, pse duhet të kishte Bashkia e Tiranës 28 procese gjyqësore jo nga njerëzit, por nga partiçkat politike që sot po shohim se si po bëhen copë e çikë, siç u munduan të bënin copë e çikë njerëzit. Ajo që ndodh padi në gjykatë, SPAK, merr masë bllokimi, gjej një gjyqtar, një matrapaz që të jep një masë sigurie pa dije, vetëm që të mos ecte puna këtu. Si ka mundësi që në ‘5 Maj’ i kemi futur të gjithë njerëzit, ndërsa këtu pas 5 vitesh. Sot është një ditë e lumtur, por e rëndësishme të kuptojmë pse u vonuam. Sikur na mallkon njeri që shqiptari bllokon shqiptarin, i vendos stërkëmbësh të mirës, i thotë punës plaç, pse për 5 vota të qelbëta.

Më vjen keq që kemi pasur këto vonesa, uroj që të na bëhet mësim. Ti të mirën mund ta pengosh, denoncosh, por nuk e mund dot dhe në finale fiton. Sot është një ditë ku ka fituar e drejta, zgjedhjet më 11 maj, nuk na intereson fare, secili të votojë çfarë t’i dojë qejfi, por në momentin që dikush drejton, ta lëmë të punojë, është e pamundur. Keni parë ndonjë atlet të vrapojë me thes me patate?! Nuk e bën fort. Nëse dikush ka marrë përsipër të vrapojë, duhet ta lëmë të vrapojë. Ne rregullat e bashkëjetesës na bëjnë më të fortë, më të mirë. Ai që ka marrë përsipër të drejtojë, do të thotë se ka marrë risk më shumë se sa të tjerët, të ekspozohet më shumë se ata, të hajë edhe të sharat e të tjerëve, mllefin e të tjerëve atyre që nuk punojnë”, – deklaroi Veliaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular